RTSH 24 Live

Botë

Rrëzohet helikopteri mbi çerdhen e fëmijëve në Kiev, humbin jetën 18 persona, mes tyre Ministri i Brendshëm dhe 2 zyrtarë të tjerë

18/01/2023

Rrëzohet helikopteri mbi çerdhen e fëmijëve në Kiev, humbin jetën 18 persona, mes tyre Ministri i Brendshëm dhe 2 zyrtarë të tjerë

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri pranë çerdhes së fëmijëve në qytetin e Kievit, Brovary, mes të cilëve dhe Ministri i Brendshëm ukrainas Denis Monastyrsky, zëvendësi i tij Yevhen Jenin dhe Sekretari i Shtetit.

Kreu i komandës ushtarake rajonale të Kievit, Oleksiy Kuleba, ka reaguar menjëherë pas tragjedisë, duke bërë me dije se mes viktimave janë dhe tre fëmijë, ndërsa shtoi se numri I të plagosurve ka shkuar në 29, ku ndër to, 15 janë të mitur.

Tragjedi në Brovary. Numri i viktimave u rrit. Që nga ora 10:30 - 18 të vdekur, duke përfshirë tre fëmijë. Bëhet e ditur për 29 të plagosur, mes tyre 15 fëmijë. Viktimave u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme. Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend”, tha Kuleba.

Ndrësa këshilltari e ministrit të Brendshëm, Anton Gerashchenko, ka postuar një video të vendit të përplasjes, i cili tregon flakët që mbështjellin një ndërtesë me rrënoja në anën e saj.

“Miqtë e mi, shtetarë të Ukrainës - ministri i punëve të brendshme Denys Monastyrskiy , Yevhen Yenin dhe Yuriy Lubkovych vdiqën në një përplasje me helikopter të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Brovary. Të gjithë në bordin e helikopterit gjithashtu vdiqën. Të gjithë ata që ishin në bordin e helikopterit ishin patriotë të Ukrainës, secili mbrojti dhe forcoi Ukrainën në vendin e vet. Ne do t'ju kujtojmë gjithmonë. Familjet tuaja do të jenë gjithmonë nën mbrojtjen e miqve dhe shtetit. I përjetshëm kujtimi për ju miq”, shkruan ai.

Helikopteri i përkiste shërbimeve të emergjencës shtetërore të Ukrainës, megjithëse shumë nga detajet e incidentit mbeten të pakonfirmuara për momentin.

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelenskiy e ka përshkruar përplasjen e mëngjesit të sotëm si një tragjedi të tmerrshme dhe një mëngjes të zi.

 “Numri i saktë i viktimave të tragjedisë është duke u përcaktuar. Midis tyre janë ministri i punëve të brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrskyi , zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin , sekretari shtetëror i ministrisë së punëve të brendshme Yuri Lubkovych , ndihmësit e tyre dhe ekuipazhi i helikopterit. 25 persona u plagosën, mes tyre dhjetë fëmijë. Në këtë moment, tre fëmijë kanë vdekur. Dhimbja është e papërshkrueshme. Unë kam udhëzuar shërbimin e sigurisë së Ukrainës, në bashkëpunim me policinë kombëtare të Ukrainës dhe organet e tjera të autorizuara, për të zbuluar të gjitha rrethanat e asaj që ndodhi”, tha ai.

 

/rtsh.al/