RTSH 24 Live

Botë

Zelensky: Putin ka frikë t'i thotë Trumpit se dëshiron ta vazhdojë këtë luftë

17 orë para

Zelensky: Putin ka frikë t'i thotë Trumpit se dëshiron ta vazhdojë këtë luftë

Manipuluese i ka konsideruar Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky planin e armëpushimit të presidentit rus Vladimir Putin. Zelensky tha se "kushtet paraprake" të Putinit nuk do të bëjnë të mundur një armëpushim pasi në të vërtetë, Putin nuk e do atë.

Sipas presidentit ukrainas, Putin nuk do që t’i japë fund luftës, por ka frikë t'i thotë Trumpit se dëshiron ta vijojë.

“Ajo që ne kemi dëgjuar nga Rusia janë fjalë shumë të parashikueshme dhe shumë manipuluese të Putinit. Në praktikë, ai po përgatit një refuzim. Sigurisht, Putini ka frikë t'i thotë Trumpit drejtpërdrejt se dëshiron të vazhdojë këtë luftë, se dëshiron të vazhdojë të vrasë ukrainasit. Kjo është arsyeja pse Moska e rrethon idenë e armëpushimit me parakushte që nuk do të bëjnë asgjë të mundur, ose nuk do ta bëjnë të pamundur për më gjatë. Kjo vjen pasi Putin tha se luftimet duhet të përfundojnë në Ukrainë, por këmbënguli se një armëpushim duhet të heqë shkaqet themelore të kësaj krize", tha Zelensky.

Për më shumë Zelensky bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj vendit për të detyruar një marrëveshje paqeje.

/rtsh.al/