RTSH 24 Live

Botë

“Space X” shtyn fluturimin për në hapësirë, vonohet zëvendësimi i astronautëve të NASA-s të bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar

9 orë para

 “Space X” shtyn fluturimin për në hapësirë, vonohet zëvendësimi i astronautëve të NASA-s të bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar

Një problem në platformën e lëshimit shkaktoi shtyrjen e fluturimit të SpaceX drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i cili do të zëvendësonte dy astronautët e NASA-s. Ekuipazhi i ri duhet të nisej për në stacion para se Butch Ëilmore dhe Suni Ëilliams të ktheheshin në Tokë pas një periudhe prej nëntë muajsh në orbitë.

Rreth katër orë para lëshimit të raketës Falcon nga Qendra Hapësinore Kennedy, ekspertët zbuluan një problem në sistemin hidraulik. Ky sistem është përgjegjës për çlirimin e një prej krahëve që mbajnë raketën në platformë, që duhet të kthehet mbrapa përpara fluturimit. SpaceX e anuloi lëshimin por nuk njoftoi një datë të re për nisjen drejt hapësirës. Ekuipazhi amerikan, japonez dhe rus do të zëvendësojnë astronautët Ëilmore dhe Ëilliams, të cilët kanë mbetur në stacionin hapësinor që nga qershori.

Dy pilotët testues mbetën në stacionin hapësinor pasi kapsula “Starliner” me të cilën udhëtuan, nga firma “Boeing”, pësoi një avari. NASA tha atëherë se kthimi i astronautëve me sondën e firmës “Boeing” është shumë i rrezikshëm. Sipas njoftimit, dy astronautët do të qëndrojnë në stacionin hapësinor deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Fluturimi i parë me sondën e firmës Boeing ishte parashikuar të zgjaste një javë, por NASA dha urdhër që kapsula të kthehej në Tokë bosh dhe dy astronautët, Ëilmore dhe Ëilliams të ktheheshin me kapsulën e kompanisë SpaceX.

Një sondë e fundit e  SpaceX dërgoi më shumë ushqime dhe rroba për astronautët Ëilmore dhe Ëilliams për ta bërë më të rehatshëm qëndrimin e tyre në hapësirë. Në vitin 2014, NASA nënshkroi një kontratë prej 4.2 miliardë dollarësh me firmën ‘Boeing’ për ndërtimin e një mjeti hapësinor për dërgimin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Po ashtu, NASA nënshkroi një kontratë të ngjashme prej 2.6 miliardë dollarësh me firmën ‘SpaceX’. Sonda “Dragon” e kompanisë SpaceX ka marrë miratimin e NASA-s për dërgimin e astronautëve në hapësirë që në vitin 2020.

/rtsh.al/