Një tërmet me magnitudë 4.4 goditi jo vetëm qytetin e Napolit në Itali, por edhe disa komuna atje, duke shkaktuar frikë te popullata pas lëkundjeve të orës 1:45 të mëngjesit.
Në Campi Flegrei, një zonë vullkanike në perëndim të Napolit, banorët, edhe pse të mësuar me dridhjet e tokës për shkak të aktivitetit të vullkanit Vezuv, që shpesh ka shkaktuar tërmete, dolën në rrugë të tmerruar nga goditja 4.4, që sipas agjencisë së lajmeve ANSA, në disa zona si në Pozzuoli është ndier edhe më shumë.
Në një prej lagjeve të njohura të Napolit, Bagnoli, një grua ka mbetur e plagosur, teksa raportohet edhe për shtëpi të dëmtuara. Edhe pse me pak pasoja, lëkundja shkaktoi frikë te banorët duke çuar në panik, siç ndodhi në ish bazën e NATO-s në Bagnoli, një qendër pritjeje për njerëzit në rast emergjence, ku pati momente tensioni mes policisë dhe qytetarëve, pasi këta të fundit donin të kalonin pjesën e mbetur të natës atje.
Pas përplasjeve me policinë dhe mbylljes së portave, qytetarët arritën të hyjnë me forcë, duke kaluar natën në ish bazën e NATO-s.
/rtsh.al/