Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në Kazakistan, ku më shumë se 30 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë kanë mundur të mbijetojnë nga përplasja.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimat duke u solidarizuar me vendet e prekura.
“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe uroj që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama.
Avioni, që po fluturonte nga Azerbajxhani drejt Rusisë, por u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Aktau pas një avarie në motorë, shkaktuar nga shpendët.
/rtsh.al/