RTSH 24 Live

Muzikë

Ronela Hajati publikon videoklipin e këngës "Sekret"

04/03/2022

Ronela Hajati publikon videoklipin e këngës "Sekret"

Ronela Hajati, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2022 ka publikuar sot videoklipin e këngës së saj pjesëmarrëse “Sekret”. Kënga fituese e Festivalit të Këngës në RTSH është kthyer tashmë në një hit të padiskutueshëm në arenën evropiane. Që prej publikimit të saj, ka marrë komente dhe vlerësime të shumta nga kritike dhe dashamirës në mbarë botën.

Videoklipi i këngës “Sekret” është xhiruar buzë Vjosës, në Bylis dhe një pjesë tjetër në Gjirokastër dhe Tepelenë. Në të tregohen disa nga bukuritë më joshëse të Shqipërisë, si një kartolinë ftesë për të gjithë shikuesit e Festivalit Europian.

Eurovision Song Contest do të mbahët në Torino të Italisë më datat 10, 12 dhe 14 maj dhe si gjithmonë, publiku shqiptar do të ketë mundësi ta ndjekë në platformën e RTSH.