Poeti i njohur, Agim Doçi gjendet prej mëngjesit të së shtunës në reanimacionin e Spitalit Nr. 5 në Tiranë.
Familjarët e tij njoftuan se Doçi ka pësuar hemorragji celebrale.
Mësohet se gjendja shëndetësore e tij paraqitet e qëndrueshme.
Doçi është një prej poetëve më të njohur veçmas si krijues i poezive të këngëve shqiptare.
Ai ka qenë i pranishëm në shumë festivale të këngës në RTSH, por edhe festivale të tjerë.
Në bashkëpunim me emra të njohur të muzikës shqiptare Agim Doçi ka marrë mjaftë çmime. Shumë krijme të tij kanë mbetur hite dhe janë në arkivin e RTSH dhe muzikës shqiptare.
/ rtsh.al /