RTSH 24 Live

Kulturë

Ronela Hajati fiton vendin e parë në Festivalin e Këngës

30/12/2021

Ronela Hajati fiton vendin e parë në Festivalin e Këngës
Ronela Hajati, Fituese e FEST' 60

Rrugëtimi i Festivalit të Këngës në RTSH i erdhi fundi.

Ronela Hajati me këngën “Sekret” është shpallur fituese e këtij edicioni jubilar, ku ka marrë të drejtën të përfaqësoje Shqipërinë në "Eurosong" 2022. Vendi i dytë i takoi këngëtarit Alban Ramosaj.

Të dyja performancat kanë spikatur gjatë të gjithe festivalit, duke fituar zemrat e publikut dhe mbështetjen e fansave.

Në vend të tretë janë renditur dy këngëtarët, Rezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti.

Kjo natë, e konceptuar si "Nata e Eurosongut", solli një pjesë të këngëve pjesëmarrëse të kënduara në gjuhën angleze.

Prezantuesit, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, sollën një kolazh të vecantë të këngëve pjesëmarrëse në vite.Festivali si gjithmonë solli shumë emocion përmes ekranit të RTSH-së. Vitin e ardhshëm do të vijë sërish me edicionin e 61-të tij.