Drejtori i CIA-s, William Burns, luajti një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin midis Izraelit dhe Hamasit pas 7 tetorit, duke integruar përvojën e tij të inteligjencës me rolin e tij si negociator.
Rolin e tij e ka zbuluar vetë ai për New York Times , e cila shpjegon se udhëtimet e Burns në rajon janë të mbuluara me një petk misteri.
“Mendoj se me punën e inteligjencës në përgjithësi, mund të jesh pak më i matur se sa nëse je diplomat”, tha Burns.
Burns i quajti negociatat Izrael-Hamas si ‘të komplikuara në të cilat kam qenë i përfshirë, në kuptimin që bisedimet indirekte ishin hequr dy herë’.
Burns dhe Barnea negociuan me Katarin dhe Egjiptin, të cilët nga ana e tyre koordinuan dhe transmetonin mesazhe nga udhëheqësit e Hamasit në Doha.
‘Këto negociata ishin të një rëndësie të madhe’, shtoi Burns, ‘për shkak të përfshirjes së faktorëve njerëzorë. Bëhej fjalë për qenie njerëzore të vërteta, jetët e të cilëve ishin në rrezik,’ tha ai për NYT, duke iu referuar pengjeve dhe familjeve të tyre si dhe civilëve të Gazës.
Në total, Burns udhëtoi në rajon 19 herë që nga fillimi i luftës.
Megjithatë, dukej sikur udhëtimet do të ishin të pafrytshme, duke pasur parasysh mungesën e një marrëveshjeje. Ndërsa afrohej koha që Burns të largohej nga CIA të premten, dukej se misioni do të dështonte, megjithatë, një marrëveshje e minutës së fundit u njoftua të mërkurën e javës së kaluar.
Burns tha se një pjesë e arsyes për suksesin përfundimtar të një marrëveshjeje ishte se udhëheqësit ushtarakë të Hamasit ishin të dorëzuar nga degradimi i forcave të tyre, por edhe sepse goditjet strategjike të Izraelit ndaj Iranit dhe Hezbollahut kishin krijuar hapësirë për manovrim politik.
/rtsh.al/