RTSH 24 Live

Kronika

Rinumërohen 90 kuti në Durrës, LSI rikuperon 2 vota, PD humb 31 vota, PS 14 vota

26/05/2021

Rinumërohen 90 kuti në Durrës, LSI rikuperon 2 vota, PD humb 31 vota, PS 14 vota

Në KQZ vijon rinumërimi i 108 kutive për qarkun e Durrësit, pasi KAS miratoi kërkesën e LSI, e cila pretendon se mund të marrë një mandat. Nga 90 kuti që janë rinumëruar deri tani nuk ka ndryshim rezultati. Mësohet se PS ka humbur 14 vota,  LSI ka marrë 2 vota, ndërsa PD ka humbur 31 vota.

LSI synon të marrë mandatin e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i 8-i në listën e Durrësit. LSI-së i duhen 136 vota për të marrë mandatin. Deri tani, kur kanë mbetur edhe 18 kuti, ajo ka vetëm 2 vota plus. Katër numërues nga administrata e KQZ po rinumërojnë fletët e votimit në 108 kutitë për qarkun e Durrësit. Subjektet politike kanë vëzhguesit e tyre të pranishëm në 8 tavolina numërimi. Përfaqësuesi i PS-së në KAS, Eridian Salianji tha se ishte dakord me kërkesën e LSI-së për rinumërim dhe rivlerësim, ndërsa theksoi se rezultati nuk do të ndryshojë.