Kryeministri Edi Rama, tha se të gjitha familjet që do të marrin kontratën e shtëpisë nga rindërtimi do e kenë atë flas dhe nuk do paguajnë asgjë për shtëpinë. Zoti Rama pati kritika të ashpra ndaj opozitës ku tha se “sillen si hiena në Kombinat”, duke frikësuar qytetarët në hall se s'do marrin shtëpitë e tyre, apo se do ua marrin oligarkët. Rama tha se atyre nuk mund t'u besohet e ardhmja.
"Të gjithë ata që zgjidhen për të punuar për vendin, lekët e njerëzve I administrojnë, se dëgjoj shumë toça se mos i bëri Rama me lekët e veta. Pse, kur është shtruar çështja në histori se po bëhen me lekët e popullit apo të vetat? Dallimin nuk e bën kjo, por çfarë bëhet me ato lekë. Lekët e shtetit ishin edhe më parë, por nuk gjendeshin ato lekë për të bërë dëmshpërblimet e vendit. Por sot jo vetëm që gjendjen ato lekë, por u gjetën edhe shumë të tjera. Nuk do të ishte njësoj nëse një qeveri do të flinte gjumë, dhe një qeveri që nuk e zë gjumi për të bërë këto punë. Nuk ka ase si të jenë njësoj. Familjet që janë këtu dhe do të marrin kontratën, nuk janë të pasura dhe as që do e kishin mundësinë që të shlyenin shtëpitë e reja, duke marrë kredi, sado të buta të ishin ato. Pikërisht se jemi ne këtu dhe drejtojmë ne dhe nuk janë ata që vijën si hiena në zonën e Kombinatit, që u thonë njerëzve jo vetëm që s’do marrin shtëpinë, por ato i marrin oligarkët, ndodh e kundërta. Ne jo vetëm do u japim shtëpitë njerëzve, por as do u marrim asnjë qindarkë. Të gjitha shtëpitë janë falas. Nuk e kemi mundësinë që ti kemi të gjitha. Nuk jemi “të rënë nga qielli” e të mos bëjmë gabime apo edhe ndonjëherë të mos e prishim muhabetin, por në fund të ditës jemi ata që do bëjmë dhe kemi bërë për këtë vend, që të tjetër, të gjithë bashkë, as e kanë çuar në mend. Ne reflektojmë te gabimet dhe nuk i përsërisim ato. Kanë shumë të drejtë njerëzit në pakënaqësi, por u them me zemër në dorë se nuk mund t'i bëjmë dot të gjitha, por dallimi është shumë i qartë. Kjo nuk është një lojë me top, por luhet me atë ardhmen dhe ecurinë e punëve", tha Rama.