Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Strasburgu për RTSH-në, gazetarja Monada Memetaj zbardhur vendimet e Komisionit Evropian në lidhje me politikat e lëvizjes së lirë të Zonës Shengen dhe politikat e emigracionit.
Rruga e Ballkanit Perëndimor, tha ajo, njohu rënien të madhe të kalimeve të migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Europian, me rreth 40%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në këtë kontekst ajo tha se, Ballkani Perëndimor nëpërmjet projektit Frontex, do të jetë një vëmendjen e BE-së që të forcojë më shumë kufijtë e jashtëm të Evropës.
Duke folur mbi zhvillimet e një ditë më parë të Komisionit Evropian, Memetaj tha se, është vendosur përfundimisht hapjen e zonës Shengen midis Rumanisë dhe Bullgarisë.
E gjithë kjo odise u shpreh Memtaj, pati një fund ku në datën 1 janar 2025, popujt e këtyre vendeve do të lëvizin lirisht në kufijtë, tokësor, ajror dhe detare të Evropës.
“Kjo u vendos në presidencën e radhës që drejtohet nga Hungaria dhe është ky shtet që ka marr eskluzivitetin e bërjes së kësaj marrëveshje. Ndërkohë që qindra kamionë dhe udhëtar që mbeteshin nga 20 orë radhën për të kaluar në kufijtë e këtyre vendeve tashme do të lëvizin lirisht. Nga 1 janari 2025, Rumania dhe Bullgaria do të bëhen zyrtarisht anëtarë me kohë të plotë të Zonës Shengen, e cila lejon lëvizjen e lirë ndërmjet shteteve anëtare për 450 milionë qytetarë. Të dy vendet kanë qenë anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që nga viti 2007, por duke qenë se nuk ishin pjesë e zonës pa kufij, udhëtarëve u kërkohej ende të tregonin pasaportat gjatë hyrjes. Ka qenë vetë kryeministri hungarez, Orban I cili deklaroi një ditë më parë që në datën 1 janar të fillim vitit do të shkoi dhe të takoj homologun rumun pa më ndaluar në kufi”.
Ndërkohë tha gazetarja, pritet të forcohen kufijtë lindor të Rumanisë dhe Bullgarisë për mospasjen e emigrantëve të paligjshëm në territoret e BE. Si ‘thembra e Akilit’ të kësaj marrëveshje në Shengen ishte forcimi I kufijve sepse pas Francës, Holandës, ishte Austria që vazhdonte të bënte presion për mos hyrjen me të drejta të plota ne zonën Shengen të këtyre dy vendeve.
Politika për emigracionin ka pasur diskutime dhe debate mes vendeve sepse rruga Ballkanike përsa I përket emigrantëve të paligjshëm është një rrugë e cila është shfrytëzuar për këtë qëllim.
“Vendet e Ballkanit kanë shërbyer si urë lidhëse për të kaluar në vendet e tjera të Evropës. Një shembull për tu përmendura është Kroacia e cila sipas shifrave të bërë publike ku 96.4% e të gjithë emigrantëve që kanë hyrë në këtë shtet nuk kanë qëndruar atje por kanë depërtuar në thellësi të Europës duke kërkuar azil. Ndërkohë dhe Greqia ka pezulluar kërkesat për azil për emigrantët sirian. ndërkohë vazhdojmë me Serbinë ku ndërkohë BE ka akorduar dhe një fond prej 14 milion euro të luftimit të emigracionit të paligjshëm nga FRONTEX. kjo makineri do të vendoset në kufirin e Serbisë dhe më pas do të ketë një bashkëpunim të FRONTEX me vendet e tjera të Ballkanit që kanë problem të tilla. Përsa i përket fluksit të emigrantëve të paligjshëm në përgjithësi ka një rënë të emigracionit të paligjshëm me 40% krahasuar një vit më parë. Në këtë ka ndikuar dhe marrëveshja që ka Italia dhe politikat e bashkëpunimit që kanë për këtë çështje me Tunizinë dhe të gjithë janë në dijeni dhe për qendrën e emigracionit të Gjadrit dhe Shëngjinit.
Gjithashtu për RTSH-në, gazetarja Monada.. tha se BE po diskuton për marrjen e masave për të forcuar kufijtë e jashtëm të zonës euro.
“Për të forcuar kufijtë e BE-së është ndërmarr një politikë në këto ditët e fundit, edhe pse Danimarka ka dal me një ligj të prerë ku ka një konflikt me ligjin për të drejtat e njeriut , të gjitha ata që kanë hyrë në Danimarkë dhe vuajnë dënimin për shkelje të kufirit do të depërtohen pasi të përfundojnë masat shtrënguese të vendosura nga shteti danez. Ndërkohë që I vetmi shtet që ka hapur dyert për të pritur emigrantët është Spanja e cila ka premtuar dhe shtetësinë.
Në këtë pikë që është zona Shengen mund të themi që kontrolli në 10 vendet hyrëse kontrolli është shumë I ashpër për momentit për shkak të kushteve ku ndodhen rajone të ndryshme por pritet që të ketë një lehtësim të këtyre masave .
"Duke iu referuar shifrave në këtë 6 mujor të fundit ka rënë me 60% fluksi I kalimit të kufirit nga emigrantët e paligjshëm"-përfundoi gazetarja Monada Memetaj .
/rtsh.al/