RTSH 24 Live

Sociale

Rikthehet bora në Dardhë, këshillohet pajisja me goma dimërore për të udhëtuar drejt fshatit turistik

09/12/2024

Rikthehet bora në Dardhë, këshillohet pajisja me goma dimërore për të udhëtuar drejt fshatit turistik

Reshjet nisën rreth mesnatës së të hënës (8 dhjetor) ndërkohë grupet e punës me mjetet borëpastruese ishin në terren për të pastruar borën. Puna është përqendruar nga km i 9 deri në të 14-in në aksin Boboshticë-Dardhë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, në fshatin turistik të Dardhës, bora ka shkuar rreth 10 cm dhe herë pas here ka pasur reshjet me intensitet të ulët.

Rruga është e hapur dhe nuk ka prezencë të akullit, por vetëm lagështisë. Ky fshat frekuentohet nga turistë të huaj por edhe vizitorë vendas, që ndalen për të shijuar bukurinë e tij në stiën e dimrit

Drejtoria e Rajonit Qendër Lindje është në gatishmëri për çdo situatë dimërore që mund të paraqitet në ditët në vijim, nëse reshjet do të vijojnë

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/