RTSH 24 Live

Aktualitet

Rijetëzimi i sheshit “Nënë Tereza”, një oaz i gjelbër miqësor me mjedisin dhe njerëzit

3 orë para

Rijetëzimi i sheshit “Nënë Tereza”, një oaz i gjelbër miqësor me mjedisin dhe njerëzit

Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një oaz të gjelbër për qytetarët duke iu mundësuar atyre aksesin në një instilacion kushtuar më së shumti fëmijëve dhe familjarëve. Ky oaz i gjelbër do të jetë një hapësirë dedikuar librit dhe aktiviteteve kulturore.

Kryeministri Edi Rama theksoi se ky projekt është një instalim miqësor me mjedisin dhe i lëvizshëm, duke e bërë sheshin një hapësirë të natyrshme dhe jo një vend të mbushur me kafenetë.

“Projekti është i lëvizshëm dhe nuk është një ndërtim me impakt në shesh, por një instalim miqësor me mjedisin dhe njerëzit. Foksi në këtë instilacion do të jenë fëmijët dhe familjet, nuk do të jenë kafenetë”, tha Rama.

Rama gjithashtu foli për planet e qytetit të Tiranës, duke theksuar se qyteti po kalon në një fazë zhvillimi të qëndrueshëm, ku ky shesh do të jetë pjesë e infrastrukturës së parkime nëntokësore. Rama tha se infrastruktura e parkimeve do të kthehet në një atraksion turistik me prekjen “magjike” të arkitektëve të famshëm në botë.

“Sheshi duhet të hyjë te zinxhiri i projekteve të mëdha për parkim nëntokësore në projektet e ardhshme, por nuk përjashton edhe mbajtjen e këtij instalimi po këtu. Megjithatë ky instalim mund të zhvendoset lehtësisht edhe në sheshe të tjera. Në këtë shesh do të jenë disa projekte, pasi Tirana është bërë vendi ku po ndodh diçka në qetësi pa bujë dhe reklamë dhe të gjitha këto zhvillime duhet t’i mbështetim me parkime nëntokësore dhe mbitokësore. Së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimi kemi projektin për infrastrukturën e këtyre parkimeve por që do kenë një prekje magjike të arkitekturës duke u kthyer në atraksion dhe jo si parkimet mbitokësore në aeroporte që janë një shëmti”, tha ai.

/rtsh.al/