RTSH 24 Live

Aktualitet

Rijetëzimi i kalasë së Elbasanit – Rama: Projekte të reja për kalanë dhe zhvillimin e qytetit

11/01/2025

Rijetëzimi i kalasë së Elbasanit – Rama: Projekte të reja për kalanë dhe zhvillimin e qytetit

Në Elbasan është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme mes qeverisë, bashkisë dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, që synon rijetëzimin e Kalasë së qytetit. Ky projekt është pjesë e një iniciative më të gjerë për të kthyer Elbasanin në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe për të rritur vlerën ekonomike dhe kulturore të zonës.

Kryeministri Edi Rama ka nënvizuar rëndësinë e përshpejtimit të projekteve të transformimit urban në Elbasan, duke theksuar se partneriteti midis qeverisë, bashkisë dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim tashmë është i garantuar.

Një nga projektet kryesore është krijimi i një “vatre digjitale” për fëmijët në zonën e ish-maternitetit, në bashkëpunim me bashkinë dhe me mbështetjen e Fondit për Zhvillim. Kjo iniciativë synon të sjellë inovacion dhe të forcojë infrastrukturën teknologjike për komunitetin lokal.

Shtresa e lartë e Elbasanit ka insistuar gjithmonë që ne të ecim më shpejt me transformimin e lagjes dhe pastaj dhe krijim, i partneritetit me fondin Shqiptar për Zhvillim. Tani jemi në kushte ku të gjithë vizionin dhe përgatitjen paraprake e konsiderojmë te garantuar midis qeverise, bashkisë dhe Fondit për Zhvillim që ka një eksperiencën të gjatë dhe është partner strategjik i qeverise. Tek ish materniteti do të krijojmë një vatër digjitale për fëmijët bashkë me bashkinë dhe me gjasë edhe me Fondin për Zhvillim. Me fondin po punojmë në Durrës, në zonën arkeologjike që është një punë e ngjashme më punën që do të bëjmë në Elbasan”, tha Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin te potenciali i pashfrytëzuar i Elbasanit, duke e krahasuar me suksesin e Beratit në transformimin e tij turistik. Sipas tij, Berati ka arritur të tërheqë rreth 800 mijë vizitorë në vit, ndërsa numri i turistëve në kalanë e Beratit ka kaluar 100 mijë. Në kontrast, Elbasani ka vetëm 20-25 mijë vizitorë në vit, nga të cilët rreth 4 mijë vizitojnë kalanë e qytetit.

Rama shprehu bindjen se këto shifra do të ndryshojnë rrënjësisht pas realizimit të projektit për transformimin e kalasë së Elbasanit. Ai theksoi se kalaja ka një histori dhe elemente unike që mund të tërheqin turistë, por nevojitet një projekt i duhur dhe i realizuar në kohë.

Ndërkohë që Berati e ka nisur procesin e rilindjes dhe transformimit në funksionit të turizmit dhe e ka kthyer në funksion dhe ka arritur n ë 800 mije vizitor dhe turist, Elbasani sot që flasim është në rendin 20-25 mijë vizitor turistë. Ndërkohë që turistët në kalanë e Beratit kanë kohë që kanë kapërcyer numrin e 100 mijë në kalanë e Elbasanit janë rreth 4 mije, këto shifra do të përmbysen shumë shpejtë me projektin e kalasë. Kalaja e Elbasanit ka një histori dhe disa përbërës që kanë potencial të jashtëzakonshëm por ka dhe shumë element të tjerë. Por nëse do bëjmë një projekt në kohën e duhur  atëherë do të kemi një  rri9tje të numrit të vizitorëve brenda në lagje dhe kjo do të bëj që vlera e shtëpive të rritet.  Në Elbasan të kemi një pol të ri të Tiranës metropol”. U shpreh Rama.

/rtsh.al/