Gjatë ditës së sotme, (23 dhjetor), qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë, që pritet të sjellin prurje të shumta ujërash. Autoritetet lokale bëjnë thirrje për kujdes dhe kërkojnë nga qytetarët të tregohen vigjilentë për çdo situatë.
Në veçanti, ata kërkojnë që të mos parkohen automjetet në zonat me rrezik të lartë për përmbytje, si:
"Albano&Romina"
Biblioteka Publike
Pranë Kishës Orthodhokse
Në "Skelë" te dykalimëshi
Shkolla "Halim Xhelo"
Grupet e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Bashkisë së Vlorës janë angazhuar në terren për monitorimin e situatës dhe për ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët që të respektojnë këshillat dhe thirrjet e tyre për të parandaluar ndodhi të padëshiruara.
/rtsh.al/