RTSH 24 Live

Kuriozitete

Renditja e vendeve më të lumtura në botë për vitin 2024

20/03/2024

Renditja e vendeve më të lumtura në botë për vitin 2024

Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë. Kështu thuhet në raportin vjetor që shënon Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë së Kombeve të Bashkuara më 20 mars.

Raporti bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në më shumë se 140 vende.  Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2021-2023 .

Raporti është një partneritet i Gallup, Qendrës Kërkimore të Mirëqenies së Oksfordit, Rrjetit të Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së dhe një bordi redaktues.

20 vendet më të lumtura në botë në vitin 2024

  1. Finlanda
  2. Danimarka
  3. Islanda
  4. Suedia
  5. Izraeli
  6. Holanda
  7. Norvegjia
  8. Luksemburgu
  9. Zvicra
  10. Australi
  11. Zelanda e Re
  12. Kosta Rika
  13. Kuvajti
  14. Austri
  15. Kanada
  16. Belgjika
  17. Irlanda
  18. Çekia
  19. Lituani
  20. Mbretëria e Bashkuar

Ndërsa Shqipëria është renditur në vendin e 89-të sipas raportit vjetor, si vendi më i lumtur në botë duke lënë pas vende si Turqia, Egjipti, Tunizia etj. Në fund të listës renditen vende si Afganistani, Libani, Lesoto, Sierra Leone dhe Kongo.

/rtsh.al/