RTSH 24 Live

Kuriozitete

Piktura "e humbur" e Gustav Klimt shitet për 30 milionë euro

24/04/2024

Piktura "e humbur" e Gustav Klimt shitet për 30 milionë euro

Një pikturë e artistit austriak Gustav Klimt që besohej e humbur për 100 vitet e fundit është shitur në një ankand në Vjenë.

Puna e papërfunduar “Portreti i Fraulein Lieser”, arriti shifrën prej 30 milionë euro. Piktura u ble nga një familje industrialistësh hebrenj në vitin 1917, një vit para vdekjes së Klimt.

Megjithatë, ka shumë pyetje pa përgjigje për pikturën dhe debatet se kush është gruaja në portret, si dhe çfarë ndodhi me pikturën në kohën e nazistëve.

Besohet se përshkruan një nga vajzat e Adolf ose Justus Lieser, të cilët ishin vëllezër nga një familje e pasur industrialistësh hebrenj. Por shtëpia e ankandit Kinsky në Vjenë, e cila nxori në ankand veprën e artit, sugjeron se piktura mund të përshkruaj gjithashtu një nga dy vajzat e Justus Lieser dhe gruas së tij Henriette.

/rtsh.al/