RTSH 24 Live

Sociale

Shtëpia muze e "Kongresit të Lushnjës", shtohet interesi nga vizitorët vendas e të huaj 

04/05/2024

Shtëpia muze e "Kongresit të Lushnjës", shtohet interesi nga vizitorët vendas e të huaj 

Shtëpia muze e  "Kongresit të Lushnjes" është objekti kulturor më i vizituar në kryeqendrën e Myzeqesë, Lushnje. 

Shtëpia, pronë e patriotit lushnjar Kaso Fuga, ka hyrë në histori si një ngjarjet më të mëdha të historisë së kombit shqiptar. 

Prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, kongresi me pjesmarrës nga gjithë Shqipëria u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. 

Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. 
Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Të gjitha këto, por edhe fragmente të tjera historike kanë ngjallur kureshtjen e nxënësve të shkollave, turistëve vendas dhe të  huaj. 

Gazetare Ornela Ceka

/ rtsh.al /