RTSH 24 Live

Kuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë fytyrën e një gruaje që jetoi 75,000 vjet më parë

02/05/2024

Shkencëtarët zbulojnë fytyrën e një gruaje që jetoi 75,000 vjet më parë

E njohur si Shanidar Z, pas shpellës në Kurdistanin irakian ku u gjet në vitin 2018 , gruaja ishte një banore e periudhës së neandertalit, një ndër njerëzit e lashtë që ka jetuar 40,000 vjet më parë.

Shkencëtarët që studiuan këtë zbulim pas shumë muajve pune arritën të rikrijonin pamjen e saj dhe e paraqiten në një dokumentar të ri "Sekretet e Neandertalëve".

Me tipare të theksuara të vetullave dhe pa mjekër, kafkat e Neandertalit duken ndryshe nga ato të specieve tona, Homo sapiens, tha Dr. Emma Pomeroy, një paleoantropologe dhe profesoreshë e asociuar në departamentin e arkeologjisë të Universitetit të Kembrixhit, e cila zbuloi skeletin. Rindërtimi i fytyrës i Shanidar Z sugjeron që këto dallime mund të mos kenë qenë aq të theksuara në jetë, tha Pomeroy.

Neandertalët jetuan në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe malet e Azisë Qendrore për rreth 300,000 vjet më parë. Analiza e ADN-së nga njerëzit e sotëm ka zbuluar se, gjatë kësaj kohe, Neandertalët dhe Homo Sapiens herë pas here takoheshin me njëri-tjetrin dhe ndërthureshin.

Shanidar Z është Neandertali i parë i gjetur në shpellë në më shumë se 50 vjet, tha Pomeroy, por vendi mund të japë akoma më shumë zbulime.

/rtsh.al/