RTSH 24 Live

Kulturë

Regjizori Kiço Londo sjell shfaqje brenda në teatrin e Kosovës

12/03/2021

Regjizori Kiço Londo sjell shfaqje brenda në teatrin e Kosovës

“Në një kohë çmendurie t’i qëndrosh përballë çmendurisë është një çmenduri”. Ky është solgani që do të shoqërojë do shoqërojë teatrin lëvizës “Çajupi”, me të cilin regjisori Kiço Londo do të sjellë shfaqje brenda në teatrin e Kosovës, duke filluar nga kjo e shtunë deri në fund të vitit 2021.  "Nesër do të jemi në teatrin “Hadi Shehu” në qytetin e Gjakovës në orën 19:00, me shfaqjen, “Boing Boing. Teatri shëtitës “Çajupi” paralelisht me këtë ka filluar punë për përgatitjen e premierave të reja, me kryevepra të antikitetit, “Elektra”, “Makbethi” dhe një komedi irlandeze”. 

Rikthimin e shfaqjeve brenda në teatër nga fqinjët tanë, Regjisori Kiço Londo e sheh si një moment reflektimi dhe nga ana tjetër lëshon thirrje për instancat përkatëse, që edhe teatri në Shqipëri të fitojë funksionin e tij, duke e quajtur teatrin online një lëvizje dëshpëruese. “Shpresojmë shumë që në këtë tentativë për të lëvizur kufijtë, të lëshojmë edhe një kërkesë që ashtu si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, edhe Shqipëria të bëjë një përpjekje, duke respektuar rregullat t’i hapë teatrot. Kjo është një thirrje që ne si teatër i bëjmë politikës zyrtare, që t’i kthejë sytë edhe nga teatri dhe teatri të fillojë të gjallojë për t’u larguar pak nga lëvizje dëshpërueshe e teatrit online. Ka ardhur koha që teatri të fitojë funksionin e tij. Teatër do të thotë bashkë dhe nuk mund të ndiqet nga aparati i celularit”. 

Me temën “Kufijtë”, teatri lëvizës Çajupi do të dhurojë shfaqje edhe në qytete të tjera jashtë kufijve, si në Podgoricë, Tetovë, për t’u rikthyer më pas në Tiranë dhe për të lëvizur më pas drejt Greqisë dhe Italisë.