RTSH 24 Live

Kulturë

Shtëpia-muze e Kadaresë, ciceroni: Ka më shumë vizitorë se një vit më parë

25/04/2024

Shtëpia-muze e Kadaresë, ciceroni: Ka më shumë vizitorë se një vit më parë

Muzeu i Kadaresë është një nga destinacionet kryesore i vizitorëve vendas dhe të huaj. Sipas përgjegjësit Bruno Pjetri kushdo që e viziton qytetin e gurtë, nuk mund të mos mungojë edhe në shtëpinë e shkrimtarit. Gjatë periudhës së parë të këtij viti ka pasur një fluks turistësh rreth 30 % më tepër krahasuar me vitin që shkoi.

“Kemi diku rreth 20-30% më shumë vizitor se një vit më parë, dy javët e fundit kanë qenë pozitive, këtë periudhe kemi pasur më shumë vizitor vendas por dhe shqiptar të Kosovës që dëshirojnë të shohin nga afër ku ka jetuar Kadare”, tha ciceron i muzeut, Bruno Pjetri

 Pjetri u shpreh se vizitorët që vijnë kanë lexuar librat e Kadaresë dhe janë më kuriozë për të parë dhe prekur nga afër shtëpinë ku ai ka jetuar. Ndërkaq ka dhe nga ata turistë që preferojnë të rikthehen përsëri.

Shtëpia–Muze e Ismail Kadaresë u bë e njohur kryesisht nga romani I tij “Kronikë në gurë”, pasi në të autori përshkruan pjesë nga jeta e tij.

/RTSH/