RTSH 24 Live

Aktualitet

Logo e 80-vjetorit të Çlirimit, autorja Ejona Karkini tregon për RTSH 24 detajet dhe përjetimin

05/05/2024

Logo e 80-vjetorit të Çlirimit, autorja Ejona Karkini tregon për RTSH 24 detajet dhe përjetimin

Simboli i memorialit “Nëna Shqipëri”, të realizuar nga Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadër, por tashmë e ndërthurur me flamurin tone, është logoja zyrtare e 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut, e përzgjedhur nga një konkurs ku morën pjese  64 aplikantë.

Autorja fituese Ejona Karkini, e ftuar në studion e re të transformuar të RTSH 24 ndau me shikuesit detajet dhe përjetimin.

“Ideja e parë ishte simboli që përfaqësonte një vend, memorialin "Nënës Shqipëri", kështu që sa e lehtë ishte ideja e parë aq i vështirë ishte  vazhdimi. Në momentin që ma komunikuan lajmin u ndjeva shumë krenare sepse ishte diçka që ka një përfshirje të madhe. Kam patur edhe një eksperiencë në një studio arkitekture, por kam dhe syrin për dizajnin”.

80 -Vjetori i Çlirimit të Shqipërisë është miratuar si vit jubilar mbarëkombëtar nga Këshilli i Ministrave dhe deri ne fund te këtij viti, të gjitha institucionet duhet të përdorin shkresat zyrtare me këtë logo.

Imazhi i logos u prezantua  para disa ditësh nga Drejtori i Përgjithshme të Arkivave dhe modelet e reja përveçse në fletoren zyrtare, mund të gjenden në faqen në internet arkiva.gov.al.

Gazetare: Jonela Sagajeva

/rtsh.al/