RTSH 24 Live

Kulturë

Panairi i 3-të i Librit Akademik, shpallet vepra më e mirë studimore

25/04/2024

Panairi i 3-të i Librit Akademik, shpallet vepra më e mirë studimore

Panairi i 3te i Librit Akademik dhe shkencor i cili prej 3 ditësh zhvillohet në Tiranë ka dhënë  çmimin e veprës më të mirë studimore. Ky çmim është fituar nga akademiket nga Kosova Fejzullah Krasniqit dhe Naser Sahitit për librin Proceset dhe ciklet termodinamike një vepër e cila pasqyron zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë .

Ky panair zhvillohet si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe synon që të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe universitare dhe promovimin e figurës dhe personalitetit të shkencëtarit e studiuesit shqiptar në hapësirën mbarëkombëtare.

/RTSH/