RTSH 24 Live

Aktualitet

Reforma e inspektimeve, Hajdari për RTSH-24: Fusim sistemin e karrierës, parimi “jo gjobë herën e parë”

15/05/2024

Reforma e inspektimeve, Hajdari për RTSH-24: Fusim sistemin e karrierës, parimi “jo gjobë herën e parë”

Kryeinspektori i Përgjithshëm i Shtetit Shkëlqim Hajdari, ka treguar për RTSH-24, se reformimi i sektorit të inspektimeve nuk do të ketë në fokus gjobën, por këshillimin.

Sipas tij, në draft ligj është menduar që të mos kemi gjobë, por këshillimi përmes lënies së detyrave dhe në rast se nuk plotësohen detyrimet, atëherë inspektorët do vënë gjobë.

Kjo, shtoi ai, do të shmangë abuzimin dhe korrupsionin,

Kryeinspektori, Hajdari  paralajmëroi dhe reformim të sistemit të karrierës duke thënë që më parë mund të emërohej inspektor pa arsimin përkatës dhe jashtë sistemit.

“Risit që parashikohet në këtë draft të përgatitur ka të bëjë me karrierën brenda strukturave të Inspektoriatit. Drejtuesi i një Inspektoriati Qendror do të bëhesh vetëm nga sistemi i karrierës dhe jo si funksionon deri më sot që me një emërim ti je drejtues në këtë sistem”

Prej vitit  2019 ne e kemi rregulluar procedurën dhe mënyrën se si duhet të shkojnë inspektorët për inspektim, u shpreh Hajdari, që sipas tij, “sot çdo trupë inspektim dhe çdo lloj inspektoriati shkon pranë biznesit për të bërë inspektim me masën mbi 70% me njoftim një javë përpara ku njoftohen biznesi për trupën e inspektimit , ora që do shkojnë pranë biznesit, çfarë do inspektojnë dhe orën që do mbaroi procesi. Dita që është lënë dita për inspektim ne ndjekim në kohë reale të gjithë trupën e inspektimit, ne e dimë në kohë reale se ku janë duke inspektuar, a po procedojnë gjithë dokumentet e kërkuara ”.

Sipas tij, kjo mënyrë inspektimi është vendosur që në 2019 dhe është konsideruar si metoda më e mirë bashkëkohore që nuk e ka asnjë nga vendet e BE-së, Ballkani jo e jo.

Duke folur për risinë e draftit ligjor që është hartuar së fundmi, Kryeinspektori i Përgjithshëm i Shtetit Shkëlqim Hajdari tha që sipas këtij drafte parashikohet që bizneset do të zgjidhen në bazë të analizës së riskut.

“Inspektimet me analizë risku, me dokumente standarde, me GPS, për gjithë inspektoratet shtetërore e kemi bërë në 2019-ën. Këtë sistem nuk e ka asnjë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Pjesën e dytë, që po e bëjmë tani, lidhet me ndërtimin e sistemit të karrierave brenda inspektorateve, tek rekrutimi, dhe deri tek arritja në krye të inspektoratit qëndro, këtë po e bëjmë tani, ku inspektorët do kthehen në profesionistë. Tani do të vijnë të konkurrojnë, kryesisht do jenë të fushës së inxhinierisë dhe do të ngrihen në detyrë mbi bazën e rezultateve, jo ndryshimeve, apo punësime klienteliste dhe të tjera si këto”

Në këtë prizëm, ai theksoi se, Çdo njeri do rekrutohet profesionalisht sipas profesioneve dhe fushave që ata kanë studiuar.

“Kemi llogaritur dhe kohën e një personi që futet në sistem dhe si mund të maten rezultatet për të bërë karrierë në sistem. Koha që atij i duhet për të aplikuar për tu bërë Shef Sektori, Drejtor, sipas përforcues së punës ata do të shpërblehen në hierarki. Duke pasur këtë sistem filtrimi, karriere, vlerësimi financiar, besojmë që është rruga e duhur që të luftojmë korrupsionin në sistem. 

Nuk rregullohet biznesi dhe lufta ndaj informalitetit nga gjobat.  Me këto ndryshime ligjore nuk kemi punë me gjobat.  Kjo nga njëra anë do të uli barrën ndaj biznesit por do uli dhe korrupsionin  reciprok.

/rtsh.al/