RTSH 24 Live

Botë

Rebelët sirianë djegin vendin ku prehej babai i Bashar al-Asad

7 orë para

Rebelët sirianë djegin vendin ku prehej babai i Bashar al-Asad

Luftëtarët rebelë sirianë kanë shkatërruar vendin ku prehej presidenti i ndjerë Hafez al-Assad, babait i presidentit të rrëzuar Bashar, në qytetin e lindjes së familjes.

Burra të armatosur brohorisnin ndërsa ecnin rreth mauzoleumit të djegur në Qardaha, në veri-perëndim të rajonit bregdetar të Latakisë.

Rebelët e udhëhequr nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) përfshiu Sirinë në një ofensivë të rrufeshme që rrëzoi sundimin 54-vjeçar të dinastisë Assad. Bashar al-Assad ka ikur në Rusi, ku ai dhe familja e tij kanë marrë azil.

Statujat dhe posterat e presidentit të ndjerë Hafez dhe djalit të tij Bashar janë rrëzuar në të gjithë vendin, ndërsa sirianët festojnë fundin e sundimit të tyre.

/rtsh.al/