RTSH 24 Live

Botë

Udhëheqësi i rebelëve sirian zotohet të mbyllë burgjet famëkeqe të Asadit

4 orë para

Udhëheqësi i rebelëve sirian zotohet të mbyllë burgjet famëkeqe të Asadit

Forcat rebele siriane kanë thënë se planifikojnë të mbyllin burgjet famëkeqe të regjimit të Bashar al-Asad dhe të dënojnë ata që janë përfshirë në vrasjen dhe torturimin e të burgosurve. Udhëheqësi rebel Ahmed al-Sharaa, i njohur gjithashtu si Abu Mohammed al-Jolani, tha gjithashtu se do të shpërndante forcat e sigurisë të regjimit të mëparshëm.

"Ne do t'i ndjekim ata në Siri dhe do t’i vendosim para drejtësisë," tha ai.

Me mijëra të burgosur janë liruar nga burgu Saydnaya, i etiketuar edhe si një "thertore njerëzore" nga grupet e të drejtave të njeriut. Pothuajse 60,000 njerëz u torturuan dhe u vranë në burgjet e drejtuara nga Asad, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), udhëhoqi fraksionet rebele siriane në një ofensivë të rrufeshme që rrëzoi sundimin 54-vjeçar të dinastisë Asad.

Asad u largua në Rusi me familjen e tij ku kanë marrë azil, pasi rebelët rrëzuan regjimin.

/rtsh.al/