Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nga largësia ka vërejtur “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike”.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale , Pacolli shkruan se, është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa "debatuesve" apo "analistëve" që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjen publike”.
Sipas tij, kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Për të sqaruar publikun, ai ka thënë se po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej gjashtë muajsh, që e ka penguar të marr pjesë në varrimin e Liridonës.
Për këtë gjë kreu i AKR-së është shprehur se janë përkujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e tij.