RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Rama takohet me homologun e Maqedonisë së Veriut, Mickoski: Është koha për të filluar një epokë të re

11/07/2024

Rama takohet me homologun e Maqedonisë së Veriut, Mickoski: Është koha për të filluar një epokë të re

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri Mickoski, i cili në rrjetet sociale ka ndarë foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama.

Mickoski shkruan se rajoni ka mundësi zhvillimi nëse do të përshpejtohet e ardhmja dhe prosperiteti i qytetarëve të tij.

Lideri maqedonas shprehet se në këto momente është e rëndësishme që të fokusohemi në pikat e përbashkëta, të cilat përbëjnë bazën për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira, ndërsa shton se tashmë ka ardhur koha për të filluar një dialog të barabartë dhe miqësish të vërteta midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse përshpejtohet e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve të tij”.

Le të fokusohemi rreth pikave që na bashkojnë dhe janë baza për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira.

“Është koha për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta” përfundon mesazhin e tij Mickoski .

 

/rtsh.al/