RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Zv.Kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, MexhitiMexhiti: 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”

03/09/2024

Zv.Kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, MexhitiMexhiti: 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti njoftoi se sot në mbledhjen e Qeverisë, u miratua një vendim historik, investim madhor prej 34.5 milionë eurosh.

Po ndërtojmë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza. Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua një vendim historik, investim madhor prej 34.5 milionë eurosh. Po ndërtojmë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”!

Ky projekt nuk është thjesht një ndërtim, por një simbol i vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për të rinjtë dhe për vendin tonë. Për dekada, brezat kanë ëndërruar një qendër të tillë edukative që do të pasurojë jo vetëm dijen, por edhe shpirtin e një kombi të tërë. Sot, ajo ëndërr po bëhet realitet!

Me këtë kampus, po ndërtojmë një vatër të dijes për brezat e ardhshëm, duke u dhënë të rinjve mundësinë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë.”, njoftoi Mexhiti.

/rtsh.al/