Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në një dalje publike për median vendase, paralajmëroi se do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për përdorimin e gjuhëve, sidoqoftë të jetë ai.
Gjykata kushtetuese do të debatojë për Ligjin me të cilin rregullohet përdorimi i gjuhës shqipe në fillim të tetorit.
Paraprakisht partneri i koalicionit VLEN vlerësoi se kjo iniciativë është përpjekje për grusht shteti.
“Nuk mundem të besoj se ka qytetarë në Maqedoni ose aktorë politikë që veten konsiderohen të përgjegjshëm ndërsa nuk i respektojnë vendimet e Gjykatës kushtetuese. Kjo nuk është anarki, ne nuk mundemi të sillemi sikur të jemi në anarki”, tha Hristijan Mickoski.
/rtsh.al/