RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat /VLEN: Të hetohet nëse është gabim teknik apo provokim politike

14/09/2024

Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat /VLEN: Të hetohet nëse është gabim teknik apo provokim politike

Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat në Bllacë, VLEN: Është porositur nga ish-drejtuesit e “Rrugëve Shtetërore”, do të prodhohet një e re në përputhje me ligjin për gjuhët

Koalicioni VLEN ka reaguar në lidhje me heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat në afërsi të vendkalimit kufitar në Bllacë

VLEN ka deklaruar se tabela e re është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore

Aleatët e qeverisë së Maqedonisë së Veriut deklaruan se, do të ketë hetim të brendshëm, për siç thanë, për të parë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike.

“Së pari, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore. Së dyti, ajo është tashmë e larguar dhe kompania Granit është ngarkuar menjëherë për të prodhuar një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, e cila do të vendoset në të njëjtin vend. Së treti, me iniciativë të zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Nazim Taipi, do të kryhet një hetim i brendshëm për rastin konkret që duhet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike për të nxitur tensione ndëretnike, të ngjashme me disa të tjera që kemi arritur t’i parandalojmë me sukses. Apelojmë opinionin që me vëmendje të ndjekë disa informacione mediatike në periudhën e ardhshme, sepse, siç do të dalin në dritë skandalet korruptive të ish-funksionarëve qeveritarë, presim të ketë gjithnjë e më shumë përpjekje për të futur përçarje”, tha VLEN.

Kujtojmë se në tabelën e re është vendosur gjuha maqedonase, angleze dhe gjuha frënge, por jo në gjuhën shqipe.

Konkretisht tabela është vendosur afër rethrrotullimeve të 2 kilometërshit të parë të autostradë Bllacë-Shkup.

Tabelat ku shkruhet “republika e Maqedonisë së Veriut”  në tre gjuhët janë vënë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”.

 

/rtsh.al/