RTSH 24 Live

Kosovë

Rama pret Grenell: Të çlirojmë  Hashim Thaçin nga 3 vitet e burgut të tij në Hagë!

25/05/2023

Rama pret Grenell:  Të çlirojmë  Hashim Thaçin nga 3 vitet e burgut të tij në Hagë!

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pritur në Tiranë ish të dërguarin e presidentit amerikan për bisedimet Kosovë - Serbi zotin Richard Grenell.

Sipas një statusi të zotit Grenell në Twitter në vemendje të bisedës ka qenë fati i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi cili gjendet në Gjykatën e Hagës nën akuzën për genocid ndaj serbëve.

Ndërsa e ka cilësuar Shqipërinë aleati i madh në NATO, zoti Grenell shkruan se gjatë drekës me kryeministrin shqiptar "...ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar  Hashim Thaçin nga 3 vitet e burgut të tij në Hagë". 

"Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith" shkruan zoti Grenell në statusin e tij në Twitter.

Richard Grenell njihet si një ndër ekspertët më të mirë të  politikës së jashtme amerikane, veçmas çështjeve të Ballkanit.

Në vitin 2019 ish presidenti amerikan Donal Trump emëroi atë të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, ndërsa shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Berlin.

 

/ rtsh.al /