RTSH 24 Live

Politikë

Rama pjesë e forumit strategjik të CSU në Bavari: Shqipëria shembull suksesi në rajon

18/01/2024

Rama pjesë e forumit strategjik të CSU në Bavari: Shqipëria shembull suksesi në rajon

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në takimin e Unionit Social-Kristina (CSU) në Bavari, ku Shqipëria ka vendin e saj të nderit si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane.

Në takim, Rama shprehet se Shqipëria është marrë si një shembull suksesi në rajon në bashkëpunimin politik dhe ekonomik.

“Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor”, shkruan Rama.

Teksa ka vlerësuar imazhin e ri të vendit, Rama shkruan se para pak vitesh ishte e paimagjinueshëm që Shqipëria të kishte një vend të tillë në arenën ndërkombëtare.

“Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që qeveria shqiptare të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politik”, shkruan Rama.

/rtsh.al/