RTSH 24 Live

Teknologji

Rama përshëndet aktivizimin e Starlinkut në Shqipëri: Mirë se erdhe Elon!

09/04/2024

Rama përshëndet aktivizimin e Starlinkut në Shqipëri: Mirë se erdhe Elon!

Kryeministri Edi Rama, ka përshendetur aktivizimin në hapsirën shqiptare të rrjetit satelitor Starlink të themeluesit të Space X dhe pronarit të rrjetit social X, Elon Musk. “Mirë se erdhe Elon” shkruan zoti Rama në rrjetet sociale. 

Starlink është plejada e parë dhe më e madhe satelitore në botë që përdor qarkulimin e satelitëve në një orbitë të ulët të Tokës për të ofruar internet me brez të gjerë të aftë për të mbështetur transmetimin, lojërat në internet, video thirrjet dhe më shumë.

Në total deri më sot ky rrjet i internetit satelitor ka hedhur në orbitën e ulët të Tokës mbi 5,500 satelitë.


/ rtsh.al /