RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama: Deri në fund të 2026 digjitalizojmë në 95% prokurimet publike

17 orë para

Rama: Deri në fund të 2026 digjitalizojmë në 95% prokurimet publike

Deri në fund të vitit 2026 procesi i prokurimeve do të jetë në rreth 95% të tij, i digjitalizuar përmes Inteligjencës Artificiale.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e javës franko-shqiptare, ku e pranishme ishte dhe ambasadorja franceze e përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë dhe institucioneve shqiptare.

Rama deklaroi se digjitalizimi i prokurimeve publike përmes AI duke evituar kontaktin njerëzor në gati 95% të këtij procesi, do të jetë modeli i parë në Europë, i cili do të shërbejë si shembull i mirë edhe për vendet e tjera.

Po punojmë me Microsoft për të përgatitur prokurimin me Inteligjencë Artificiale 360 gradë që do jetë modeli i parë në Evropë i prokurimeve pa kontakt njerëzor në 95% të procesit. Deri në fund të vitit tjetër shpresojmë të jetë gati për të funksionuar. Pastaj asnjë mesdhetar i BE nuk do na thotë dot që kemi probleme me integritetin e prokurimeve publike sepse do i sfidojmë dhe do ndiheshin në turp.

Ajo që po vjen tashmë këtu përmes kësaj dore atipike franceze është tejet e mirëpritur sepse hapja e këtyre 3 drejtimeve nga fabrika e AI për tu bërë kampion në qeverisjen elektronike është e jashtëzakonshme, deri te qendra e të dhënave të turizmit deri te qendra e të dhënave tregtare, çdo gjë do funksionoj me energji të gjelbër”, deklaroi Rama.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se projekt i Inteligjencës Artificiale do të jetë një ndihmë e madhe për institucionet shqiptare për të përshtatur dhe adaptuar ligjet e Bashkimit Evropian në sistemin administrativ shqiptar.

"Duke përdorur Inteligjencën Artificiale po e bëjmë këtë punë në mënyrë shumë të ndryshme me shpejtësi krejt tjetër. Vetëm për të transpozuar korpusin ligjor të BE sikur edhe mekanikisht në korpusin kombëtar legjislativ do kërkonte një ushtri hartuesish, ligj shkruesish, përkthyesish, etj,.

Për Kroacinë që pati rekord mbresëlënës për tu bërë anëtar në BE iu deshën 7 vite.Ne duam ta bëjmë më shpejt sepse po krijojmë modelin që jo vetëm transpozon në kohë reale por është I aftë të na japë atë që quhet pajtueshmëria me legjislacionin tonë.

Po kështu është i aftë t’u japë atyre njerëzve që duhet të përgatisin gjithçka për qeverinë, parlamentin aftësinë që të shohin si në një pasqyrë ngjashmëritë dhe mospërputhjes të asaj që kemi këtu dhe vjen nga BE.

Një pjesë tjetër e këtij projekti është ajo që po përpilojmë me Ministrinë e Drejtësisë ku po gërmojmë në pirgjet masive të ligjeve për të identifikuar të gjitha mbivendosjet sepse nuk është fort e rrallë që diçka që meriton ta marrësh nga një ligj, se merr dot se një ligj tjetër të thotë jo", përfundoi ai.

/rtsh.al/