RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama : Arritje historike për futbollin, kjo Kombëtare do të na bëjë surpriza të tjera

21/11/2023

Rama : Arritje historike për futbollin, kjo Kombëtare do të na bëjë surpriza të tjera

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur edhe sot shqiptarët me urimin e tij të mëngjesit. Kësaj rradhe, në faqen e tij në Facebook, ai ka uruar “mirëmëngjesi” me një urim për kualifikimin e Kombëtares së futbollit në Europianin e 2024 që zhvillohet në Gjermani.

Mirmëngjes, dhe me shijen e jashtëzakonshme të arritjes historike të Kombëtares, si edhe me bindjen se kjo skuadër e re do të na bëjë surpriza të tjera të bukura, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në urimin e tij.

 Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar kualifikimin në EURO 2024 , duke siguruar vendin  e parë me 15 pikë.

/rtsh.al/