RTSH 24 Live

Politikë

Rama akuza opozitës: Po përdor llogoren antikorrupsion për luftë politike

4 orë para

Rama akuza opozitës: Po përdor llogoren antikorrupsion për luftë politike

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se ka ndërmarrë një fushatë të gjerë "shpifjesh dhe shantazhi" ndaj kundërshtarëve, duke përdorur SPAK-un, që, sipas tij, ishin të gatshëm "ta shkrinin". 

"Këneta është e supermobilizuar për të spërkatur me llumin e vet gjithçka, këdo dhe vazhdimisht. Për ta përdorur llogoren antikorrupsion, përkatësisht SPAK-un, si një mjet të vetin për luftën politike, duke e vënë atë në lëvizje përmes presionit të llumit, përmes rrugës së denoncimeve të gjithfarshme, përmes një shantazhi permanent," tha z. Rama.

Kryeministri u shpreh se vendi nuk është aspak sipas tablosë së përshkruar nga opozita për nivelin e krimit, referuar raporteve ndërkombëtare, por edhe partnerëve evropianë që kanë certifikuar progresin.

"Kur nuk të bën njeri pjesë nëse të dhënat konkrete të diagnozës tënde të gjithë parametrave të organizmit tënd nuk tregojnë se ti je për atë ligë. Nuk të bën njeri pjesë," u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri u është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve për çështje të ndryshme, përfshirë qeverisjen, por edhe për qëndrimet politike.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/