Radio Tirana mbush 85 vjeç.
85 vite të mbushura me histori, krenari dhe qindra materiale që kanë shoqëruar breza. Nga korridoret e saj kanë kaluar dhe kontribuar individë që u kthyen në modele për shumëkënd që ndiqte rrugën e medias.
Radio Tirana ka qenë një shkollë për të gjjthë ata që kanë lënë gjurmë në ekranet shqiptare.
Vizioni i Radio Tiranës është i qartë. Synohet një shkrirje mes radios dhe televizionit dhe kjo po tentohet të arrihet nëpërmjet podkasteve, të cilat tanimë kanë marrë formë e jetë dhe kanë nisur transmetimet e para.
Minutazhin e zgjeruar kushtuar 85-vjetorit të Radio Tiranës, do të keni mundësi ta ndiqni të plotë të enjten e 30 nëntorit.
/RTSH/