RTSH 24 Live

Botë

Qindra raketa në Izrael, Gani: E tmerrshme! S'ishte parë kurrë, predha në rrugë e pallat

3 orë para

Qindra raketa në Izrael, Gani: E tmerrshme! S'ishte parë kurrë, predha në rrugë e pallat

Në një lidhje me Skype në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, Jeta Gani, zv.kryetare e diasporës në Izrael, u shpreh se si pasojë e sulmeve ka pasur rënie te predhave në zona të hapura apo në rrugë dhe ka qenë një tronditje e madhe.

Atje ka pasur rënie te predhave që kane rënë në zona të hapura, kanë rënë në rrugë, kanë në një pallat që është një tronditje shumë e madhe por ne në media nuk kemi marrë akoma lajme që janë vrarë njerëz apo janë plagosur nga raketat nga sulmi i Iranit”, u shpreh Gani.

Për më tepër koordinatorja e arsimit u shpreh se Izraeli nuk po kërkon luftë, por vetëm po vetëmbrohet.

Vrasjet janë të dyanshme sepse po ta shohim luftën dhe kush e filloi luftën dhe si nisi kjo luftë çnjerëzore,  sepse ajo që u bë në Izrael nuk është bërë në Liban. Sepse njerëzit u therën të gjallë, u përdhunuan, u plaçkitën, u vranë të rinj, u bën gjëra te tmerrshme që Izraeli asnjëherë nuk i kishte menduar, Izraeli vetëm po vetëmbrohet. Natyrisht kur vritet një popull të dhemb shpirti që vriten njerëz. Izraeli mbron popullin njëherë pastaj fillon luftën”, u shpreh Gani.

/rtsh.al/