RTSH 24 Live

Kulturë

Qeveria shqiptare marrëveshje me qeverinë e turke për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër

06/01/2021

Qeveria shqiptare marrëveshje me qeverinë e turke për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e Turqisë për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë. 
Zonja Margariti vlerëson se kjo është një marrëveshje e shumëpritur jo vetëm nga të gjithë shqiptarët, që e kanë të gdhendur në memorie pamjen e xhamisë së përmbytur nga ujërat. "Do ta quaja një fillim të mbarë dhe një ogur të mirë, që një nga punët e para të këtij viti të ri lidhet me restaurimin e shtëpisë së Zotit. Por Xhamia e Plumbit nuk është thjesht një objekt kulti. Ajo është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore" shkruan ministrja e kulturës. Marrëveshja  synon “Restaurimin dhe Konstruksionin e sistemit të mbrojtjes nga përmbytjet për Xhaminë e Shkodrës”.
Për ministren e kulturës kjo është një marrëveshje e shumëpritur jo vetëm nga banorët e Shkodrës apo besimtarët myslimanë, por edhe për të gjithë shqiptarët, që e kanë të gdhendur në memorie pamjen e xhamisë së përmbytur nga ujërat. "Kësaj kohe po i vjen fundi dhe ato imazhe do të jenë vetëm një kujtim" shkruan zonja Margariti.
E ndërtuar më 1773-1774, Xhamia e Plumbit është ndërtesa më e mrekullueshme e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë. Të dhënat bëjnë të ditur se xhamia u ndërtua me gurë të sjellur prej popullit me sistem zinxhir (dorë më dorë) prej Gurit të Zi, dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e urës së Kirit.