RTSH 24 Live

Aktualitet

Qeveria rimburson profesionistët e lirë, Malaj: Procesi mbyllet brenda 31 dhjetorit

2 orë para

Qeveria rimburson profesionistët e lirë, Malaj: Procesi mbyllet brenda 31 dhjetorit

Brenda 31 dhjetorit të 2024-ës qeveria shqiptare do u kthejë profesionistëve të lirë taksën e paguar prej 15%.

Ministri I Financave Petrit Malaj bëri me dije se janë 6450 tatim pagues të cilët do të rimbursohen me një fond total prej 501 milionë lekësh.

Ky proces rimbursimi I tyre do të përfundojë brenda këtij viti.

Në mbledhje u miratua akti normative për kthimin e këstit të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë.

Qeveria ka patur vullnetin për të kthyer fondet te profesionistët e lirë. Qeveria përmes këtij akti normative bëri të mundur kthimin e fondeve te profesionistët e lirë dhe ndonjë detyrim eventual të regjistruar gjatë kohës që ligji ishte në fuqi u shuajt.

Nga ky akt përfitojnë 6450 tatim pagues që do rimbursohen me një fond total 501 mln lekësh. Parashikojmë që procesi i rimbursimit të përfundojë brenda 31 dhjetorit 2024”, bëri me dije ministri Malaj.

Gjykata Kushtetuese vendosi më 27 Qershor 2024 rrëzimin e nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%.

/rtsh.al/