RTSH 24 Live

Aktualitet

Lirimi i Berishës - Bardhi: Fitore politike, 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit të tij

4 orë para

Lirimi i Berishës - Bardhi: Fitore politike, 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit të tij

Nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook lidhur me lirimin nga arresti shtëpiak të kryedemokratit Sali Berisha.

Bardhi shkruan se ky ishte një vendim i drejtë i ligjit. Më tej thekson se kjo është një fitore politike e Sali Berishës pas 1 vit pengesë antikushtetuese.

Revokimi nga GJKKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë vonese do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.

Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitoi!”, shkruan Bardhi.

/rtsh.al/