Ministria shqiptare e Mbrojtjes, ka njoftuar se ka nisur një bashkëpunim dypalësh mes Shqipërisë dhe Francës me qëllim forcimin e mëtejshëm të sigurisë së Forcave Detare.
Sipas një njoftimi në rrjetet sociale “Anija Franceze “FS Bouan” realizoi një vizitë portuale në portin e Durrësit.
Ushtarakët e lartë shqiptarë dhe francezë gjatë takimit mes tyre theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë detare, duke u fokusuar në shkëmbimin e përvojave dhe përforcimin e marrëdhënieve mes dy forcave detare.
Gjatë qëndrimit të “FS Bouan” në Shqipëri, do të zhvillohen stërvitje të përbashkëta, të cilat synojnë përmirësimin e aftësive operacionale të efektivave dhe rritjen e ndërveprimit të personelit, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve të përbashkëta dhe në sigurinë detare rajonale.
Pak ditë më parë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se në përmbushje të detyrimeve ndaj NATO-s, Shqipëria është e angazhuar për të forcuar sigurinë detare përmes operacioneve të ndalimit detar dhe kërkim-shpëtimit.
/ rtsh.al /