RTSH 24 Live

Sociale

Qendra e të moshuarve në Peshkopi - Frekuentimi është bërë më tërheqës pas rehabilitimit të saj

28/03/2024

Qendra e të moshuarve në Peshkopi - Frekuentimi është bërë më tërheqës pas rehabilitimit të saj

Të moshuarit që frekuentojnë qendrën e tyre në Peshkopi,  falë ndërhyrjes rehabilituese të saj nga bashkërendimi i bashkisë me PNUD-in, kanë tashmë kushte më të mira. Vetë ata shprehen se me shtimin e shërbimit të kafes apo çajit në mëngjes falas, edhe frekuentimi është bërë më tërheqës.

“Po qëndrojmë në një lokal të mrekullueshëm me të gjitha kushtet dhe jemi shumë të befasuar”, tha një i moshuar.

“I falënderojmë shumë për këtë ambient që kanë bërë këtu dhe nuk e ka kurrkush”, tha një tjetër i moshuar.

Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu u shpreh se institucioni që ai drejton do të vijojë të ketë në fokus moshën e tretë, për t’ju krijuar atyre kushte më të mira dhe shërbim cilësor.

Qendra e Moshës së tretë në Peshkopi është çdo ditë e hapur dhe frekuentimi i saj është i lirë për të gjithë të moshuarit.

Gazetar: M. Mirashi

/RTSH/