RTSH 24 Live

Sociale

Qendra ditore për moshën e tretë - Në Korçë funksionojnë 4 të tilla. Shërbime falas për të moshuarit

11/02/2024

Qendra ditore për moshën e tretë - Në Korçë funksionojnë 4 të tilla. Shërbime falas për të moshuarit

Në Korçë funksionojnë 4 qendra ditore ku të moshuarit mund të kalojnë disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit në mënyrë që të mos ndjehen të vetmuar Këto qendra qëndrojnë hapur prej orës 8 të mëngjesit deri në orën 1 dhe të moshuarit kanë një vend ku mund të kalojnë kohë dhe të argëtohen së bashku.

Ata zhvillojnë lojëra të ndryshme me letra, shah apo domino e ndërsa mund të konsumojnë edhe një pije, si kafe, çaj apo salep sipas dëshirës së tyre

Kjo qendër ditore frekuentohet nga rreth 30 të moshuar të përditshëm.

Në qytetin e Korçës funksionojnë 4 qendra të tilla në lagjet 15, 10, 12 dhe 7 të cilat janë implementuar nëpërmjet Fondacionit Misioni Emanuel dhe financohen nga Këshilli i Qarkut dhe bashkia e Korçës.

RTSH