RTSH 24 Live

Kulturë

Qafoku: Si realizuam për orë këngën për tërmetin e 26 Nëntorit me Ylli Bakën dhe Era Rusin

19/05/2024

Qafoku: Si realizuam për orë këngën për tërmetin e 26 Nëntorit me Ylli Bakën dhe Era Rusin

Kompozitori Klodian Qafoku ka rrëfyer në emisionin “Një Natë sa një Jetë” në RTSH1 se si u realizua kënga “Në emër të shpresës”  e kënduar nga Ylli Baka në bashkëpunim me Era Rusin, që u realizua pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit 2019 që preku Shqipërinë, duke lënë pas 51 të vdekur.

Qafoku tregoi se si katër ditë pas tërmetit shkatërrimtar që preku vendin, këngëtari i njohur Ylli Baka e kishte marrë në telefon duke i kërkuar që të realizonin një këngë që “të shëronte zemrat e shqiptarëve”.

Sipas kompozitorit, kënga u bë e mundur të realizohet brenda 2 orëve.

Me Yllin kam akoma bashkëpunime të tjera, të reja, të cilat besoj se do të jenë të suksesshme. Ashtu siç janë edhe këngët e tjera, ashtu siç është toka ime, të cilën e kemi kompozuar.

Tjetra është kënga “Në emër të shpresës” ku aktualitet ishte ngjarja e tërmetit e vitit 2019 ku pas tre-katër ditësh ku ne të gjithë patëm atë tronditjen e madhe, Ylli merr në telefon; Klodi duhet të bëjmë patjetër një këngë që të shërojmë zemrat shqiptarëve për dhimbjen e madhe që është shkaktuar nga natyra.

Në atë moment ishte edhe Era, dhe kënga është bërë për 2 orë e gjysmë”, u shpreh kompozitori Klodian Qafoku në emisionin “Një Natë sa një Jetë” që iu  kushtua këngëtarit të njohur Ylli Baka.

/rtsh.al/