RTSH 24 Live

Aktualitet

Punonjësit e Policisë iu dorëzojnë turistëve të huaj sendet e humbura

27/07/2024

Punonjësit e Policisë iu dorëzojnë turistëve të huaj sendet e humbura

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër gjejnë dhe i dorëzojnë dy turistëve nga Danimarka, çantën e dorës që e kishin humbur gjatë udhëtimit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër janë paraqitur 2 turistë danezë të cilët kërkuan ndihmën e Policisë për të gjetur çantën e dorës, në të cilën kishin dokumentet e identifikimit, karta të bankës, një celular dhe një shumë parash, të cilët nuk ishin të sigurt ku e kishin humbur.

Menjëherë Shërbimet e Policisë, kanë nisur kërkimet dhe verifikimet duke bërë të mundur gjetjen e çantës poshtë serdiljes së furgonin që kishin udhëtuar në drejtim të Gjirokastrës.

Punonjësit e Policisë ju kanë dorëzuar çantën, dy turistëve, të cilët kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë, ndihmën dhe korrektësinë e treguar.  

/rtsh.al/