Aktualisht në qarkun e Lezhës janë 2600 përfitues të ndihmës ekonomike, nga mbi 5 mijë që ishin deri në vitin 2018. Drejtori Rajonal i Shërbimit Social Shtetëror në Lezhë ,në bashkëpunim më zyrat e punës në të tre bashkitë e qarkut po zbatohet një projekt që familjet që janë të afta për punë të punësohen.
Numri më i lartë i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në qarkun e Lezhës është në Bashkinë e Mirditës, për shkak të relievit malor dhe mundësive të pakta për punë.
Gazetar: Mirash Marashi
/RTSH/