RTSH 24 Live

Kosovë

Publikohet logoja e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Kurti: Frymëzuar nga historia

30/05/2024

Publikohet logoja e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Kurti: Frymëzuar nga historia

Ministria e Kulturës ka publikuar logon e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, një logo me motive dhe ngjyra tradicionale. Në kuadër të 25 vjetorit, Ministria e Kulturës do të zhvillojë aktivitete nga 8 deri më 21 qershor.

Vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar këtë logo si të frymëzuar nga historia.

“Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, shkruan Kurti.

Më 12 qershor të 1999 në Kosovë hynë rreth 50 mijë trupa të KFOR-it dhe pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s iu dha fund luftës gati 2-vjeçare midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Serbisë.

/rtsh.al/